Në Fakultetin e Mjekësisë bëhet promovimi i librit universitar
Me datë 24.12. 2024, në amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, u bë promovimi i librit universitar “DIABETI MELLIT TIP 2, PARANDALIMI DHE TRAJTIMI PËRMES KUJDESIT INFERMIEROR”, i autorëve Prof. Asoc. Dr. Antigona Ukëhaxhaj dhe Prof. Asoc. Dr. Faton T. Hoxha.
Në këtë promovim të pranishëm ishin recenzentët e librit Prof. Dr. Ramush Bejiqi dhe Prof. Asoc. Dr. Venera Berisha - Muharremi, ekspertë të fushës të mjekësië nga Institucionet Shëndetësore të Gjakovës, kolegë nga njësitë tjera akademike, stafi i Fakultetit të Mjekësisë dhe studentët.
Fillimisht fjalën e mori Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Haxhi Kamberi, i cili theksoj se libri ju dedikohet kolegëve klinicistë, studentëve, i cili besoj se do t‘ju shërbej në praktikë gjatë ushtrimit të tyre të profesionit te pacientët me diabet tip 2, prandaj pesha dhe rëndësia e tij është me vlerë dhe domethënie të shumfishtë. Ai poashtu përmendi të arriturat e mësimdhënësve të këtij Fakulteti në shumë fusha, si në publikimet e shumta shkencore në revista ndërkombëtare, publikimin e librave universitar, pjesëmarrja e stafit dhe studentëve në aktivitete të shumta, projekte dhe punë praktike, të arritura të cilat po e përmbushin misionin e Fakultetit të Mjekësisë, për zgjerimin e fushave të studimit, ngritjen e integritetit akademik dhe ngritjen e cilësisë në mësimdhënje dhe mësim nxënje te studentët. Pastaj për libër folën edhe recenzentët e tij të cilët e vlerësuan lartë punën dhe angazhimin e autorëve, liber i cili do të ju lehtësojnë punën studentëve dhe klinicistëve gjatë trajtimit të pacientëve me diabet melit tip 2. Ata sugjeruan se me këtë libër është mbushur boshllëku i kahmotshëm edhe për profesionistët shëndetësor pasi ai ka përfshirë literaturën e fundit ndërkombëtare si dhe Udhërrëfyesit dhe Protokollet e fundit të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë me të cilat një pjesë e profesionistëve në të tri nivelet ende nuk janë familjarizuar sa duhet.
Në emër të autorëve të librit, një fjalë rasti mori edhe Prof. Asoc. Dr. Faton T. Hoxha, i cili në mënyrë kronologjike tregoj rrugëtimin e ekipit të Fakultetit, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, idese së formimit të Njësisë të Shputës Diabetike në Fakultetin e Mjekësisë dhe lëndës e cila mbahet tash e sa vite me studentët e infermierisë, andaj ky libër shtoj ai është në përputhje me Syllabusin e lëndës dhe studentët do ta kenë më të lehtë mësimin dhe burimet e informacionit mbi sëmundjen e Diabetit Mellit tip 2.
Ai falenderoj të gjithë ko – autorët, kolegët që me ekspertizën e tyre i shtuan peshën shkencore dhe profesionale të këtij libri në veçanti kontributin e çmuar të Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj, i cili ishte pjesë e ekipës dhe ideator i themelimit të njësisë së shputës diabetike.
Gjithashtu edhe Prof. Asoc. Dr. Antigona Ukehaxhaj diskutoi lidhur me sfidat për përgatitjen e ketij libri, falenderoj kolegët për kontributin e dhënë si dhe familjen e saj për ndihmesën dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj kohe.
Në fund ekspertë të shëndetësisë e vlerësuan lartë librin dhe theksuan ndihmesen e saj në punën klinike.