Programi “Shkencat Shëndetësore në Sport e Turizëm”

NË PROCES TË AKREDITIMIT

Pas përfundimit me sukses të këtij programi, studenti do të jetë në gjendje të:

  • Shpjegojë konceptet bazë të anatomisë, fiziologjisë, biomekanikës dhe shëndetit publik në kontekstin e sportit dhe turizmit shëndetësor.
  • Njohë ndikimin e aktivitetit fizik, ushqimit dhe stilit të jetesës në promovimin e mirëqenies dhe parandalimin e sëmundjeve në grupe të ndryshme të popullatës.
  • Vlerësojë gjendjen fizike dhe kapacitetet funksionale të individëve, duke përdorur instrumente të përshtatshme matëse dhe teknologji moderne.
  • Zbatojë programe të individualizuara të ushtrimeve dhe trajnimeve për qëllime rekreative, terapeutike dhe performancë sportive.
  • Hartojë dhe zbatojë plane për intervenime shëndetësore dhe edukative nëpërmjet sportit, aktivitetit fizik dhe turizmit shëndetësor.
  • Kuptojë dhe aplikojë parimet e turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm, përfshirë turizmin estetik, rekreativ, riprodhues dhe mjekësor.
  • Përdorë njohuritë në menaxhim, planifikim strategjik dhe ekonomi shëndetësore për të zhvilluar dhe administruar qendra sportive, rehabilituese dhe turistike.
  • Aplikojë njohuri dhe aftësi ndërdisiplinare në fushat e ortopedisë, traumatologjisë, hidroterapisë dhe balneologjisë në funksion të rehabilitimit dhe rikuperimit funksional. ●
  • Demonstrojë aftësi në përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit për qëllime edukative, promovuese dhe hulumtuese në fushën e sportit dhe turizmit. ●
  • Hartojë dhe realizojë projekte të thjeshta kërkimore dhe aplikative, duke përdorur metodologji hulumtimi dhe analiza statistikore bazike.
  • Komunikojë në mënyrë efektive me grupe të ndryshme, duke treguar ndërveprim profesional dhe ndjeshmëri kulturore në ofrimin e shërbimeve të personalizuara.
  • Veprojë në përputhje me standardet etike dhe ligjore të profesionit, duke respektuar të drejtat e klientëve dhe pacientëve në kontekstin shëndetësor dhe turistik.
  • Punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup, duke marrë përgjegjësi për veprimet profesionale dhe duke demonstruar aftësi për vendimmarrje në situata reale pune.

 

Rezultatet e të nxënit në këtë program janë të ndërtuara në mënyrë progresive dhe të ndërlidhura, duke filluar me bazat shkencore, zhvillimin e kompetencave të aplikuara dhe përfunduar me praktikën profesionale dhe reflektimin kritik.

Programi “Shkencat Shëndetësore në Sport dhe Turizëm” (BSc, 180 ECTS) dhe rezultatet e të nxënit të tij jane bazuar ne nevojat e tregut dhe ne dokumentet strategjike te Republikës së Kosovës si në Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë 2025-2030, Strategjinë për Turizëm 2024/2030 dhe Strategjinë Shtetërore për Sport 2025-2030 të Republikës së Kosovës, objektivat e përgjithshme dhe specifike të kësaj strategjie lidhen drejtëpërdrejt me learning outcome të programit në fjalë.

Ndërlidhja me Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë 2025-2030 bazohet në:

  1. Forcimin e kujdesit parësor shëndetësor dhe promovimin e shëndetit publik;
  2. Shëndeti dhe mirëqenia e komunitetit;
  3. Shëndeti global dhe sëmundjet jo-transmetuese;
  4. Aftësitë digjitale dhe menaxhimi i cilësisë.

 

Ndërlidhja me Stategjinë për Turizëm 2024/2030 bazohet në:

  1. Rritjen kapaciteteve njerëzore dhe zgjerimi i ofertës turistike sipas standardeve të

qëndrueshmërisë dhe rritja e konkurrueshmërisë;

  1. Marketing dhe infrastrukturë cilësore dhe e qëndrueshme për zhvillim të turizmit;
  2. Politika rregullatore dhe kornizë legjislative;
  3. Synime për rritje të turizmit dhe dhe sigurisë të shëndetit të turistëve.

 

Ndërlidhja me Strategjinë Shtetërore për Sport 2025-2030 bazohet në:

  1. Sporti si faktor për shëndet dhe mirëqenie dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore;
  2. Rritja e pjesëmarrjes dhe aktivitetit fizik në të gjithë popullatën duke siguruar

infrastrukturë cilësore sportive dhe investime strategjike;

  1. Performanca e lartë në sportin garues dhe afirmimi ndërkombëtar;
  2. Përmirësimi i qeverisjes, transparencës dhe ligjshmërisë në sport.

Kështu, programi ndjek modelin njohuri bazë, aftësi të aplikuara dhe praktikë dhe reflektim

kritik, duke garantuar përgatitje gjithëpërfshirëse dhe koherente për tregun e punës dhe

studime të mëtejshme.

 

Viti i parë:

  • Fitohen njohuri themelore në anatomi, fiziologji, higjienë dhe bazat e turizmit.
  • Zhvillohen aftësi akademike dhe kërkimore për të krijuar bazën shkencore dhe

metodologjike.

 

Viti i dytë:

  • Zgjerim i njohurive drejt kompetencave të aplikuara (kondicionimi i muskujve,
  • komunikimi në sport dhe turizëm).
  • Integrim i perspektivave globale (turizmi riprodhues, menaxhimi i cilësisë së ajrit,
  • aftësitë digjitale).
  • Lidhje e dijes teorike me aftësi praktike në shëndet, fitnes dhe turizëm.

 

Viti i tretë:

  • Orientim drejt praktikës profesionale (trajnimi funksional, ndihma e parë, shëndeti
  • global, praktika profesionale).
  • Aplikim i njohurive të fituara në kontekste reale.
  • Integrim i kompetencave ndërdisiplinore në shëndet, sport dhe turizëm.

 

Shembuj të karrierës

Këta profesionistë mund të punojnë në shumë institucione si:

  • Organizata (OJQ dhe ato Qeveritare) të cilat veprimtarinë e tyre e kanë të fokusar në
  • turizëm, sport dhe rekreacion, shembull në publik (MINT, MSH, MASHTI, MKRS
  • etj) apo edhe në privat (Bjeshkatarët, Kosovohiking);
  • Agjencione të mbështetjes së pacientëve për shërbime shëndetësore/estetike
  • Agjencione turistike, rekreative që merren me, rekreacion, sport dhe shëndet për
  • mirëqenien e popullatës;
  • Qendra Rehabilituese Banja;
  • Projekte të Shëndetit Publik;
  • Qendra Spa;
  • Klube sportive;
  • Konsulentë profesional për shëndetin, sportin dhe turizmin
  • Ministrinë e industrisë, ndërrmarrësisë dhe tregtisë e cila ka departamentin e turizmit,
  • i cili merret me të gjitha fushat e turizmit dhe këta studente munde te punojnë këtu.

Këta profesionistë pritet gjithashtu të zhvillojnë aftësi ndërmarrëse, duke i mundësuar atyre të krijojnë mundësi inovative të vetëpunësimit dhe praktika të qëndrueshme, duke siguruar kështu një përgatitje të fortë për tregun e punës. Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka marrëveshje bashkëpunimi me shumicën e institucioneve të lartcekura ku studentët e programeve të tjera realizojnë praktikat profesionale, duke përfshirë edhe studentët e këtij programi.

tp-bottom