Ligjëratë informuese nga Avokati i Popullit
Avokati i Popullit z. Naim Qelaj dhe Avokati i Popullit për Gjakovë z. Mark Kaqinari do të mbajnë një ligjëratë informuese për të drejtat e njeriut, rolin dhe mandatin e Avokatit të Popullit. Prandaj ftohen të gjithë të interesuarit të enjten më 7 dhjetor 2023 ora 10:00 në sallën solemne të Fakultetit të Shkencave Sociale.
Avokati i Popullit do të prezantoj:
-
Rolin dhe funksionin e Avokatit te Popullit në mbrojtjen e të drejtave të qytetareve,
-
Fushat e përgjegjësisë së Avokati të Popullit,
-
Përdorimin e shërbimeve që ofrohen nga kjo zyre,
-
Përshkrimin e llojeve të çështjeve dhe ankesave që mund te trajtohen nga kjo zyre,
-
Procesi i trajtimit të një ankese, etj.
-
Si dhe sesioni i pyetjeve dhe përgjigjeve.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka marrëveshje bashkëpunimi me Avokatin e Popullit me të cilën promovojnë punën së bashku në frymën e barazisë, transparencës, lehtësimit të pjesëmarrjes në zhvillimin e kapaciteteve të nevojshme në drejtimin e studimeve shkencore dhe aplikimit të tyre.