U mbajt edicioni i tretë i  Festivalit të Aftësive Digjitale

U mbajt edicioni i tretë i Festivalit të Aftësive Digjitale

Nën organizimin e ITP Prizren u mbajt edicioni i tretë i Festivalit të aftësive Digjitale.  Një ngjarje gjithë ditore e mbushur me aktivitete dhe plot me njohuri mbi tema dixhitale dhe mundësi rrjeti.

Pjesëmarrës në këtë Festival ishin edhe studentët e Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, së bashku me Prorektoren për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë Dafinë Kaçuri bashkë me Prorektoren për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Nazli Tyfekqi si dhe zyrtaren e zyrës së alumni-t Kaltrina Duraku.

Pas hapjes kryesore, të pranishmit u ndanë nëpër salla në të cilat kishin sesionet e tyre përkatëse, si prsh:

-          Metdaan: trajnim pwr Digital Media Video Editing Fundamentals dhe Intelegjencë Artificiale;

-          Cacttus: Chat GPT dhe Mastering Front – End Web Developmemt

-          Coders’ Hub Kosovo: Full Sack Web Developer dhe XR (AR/VR) Development

-          KREN; Couruous about 3D Modeling

-          UBT: Cybersecurity Skills for Digital Transformation

-          Free trial: Graphic Design for Social Media

-          Riincest: Vaiour cybersercurity tools dhe Cybersecurity;

-         Empowerment of Youth and Vulnerable Groups through the Counseling Process Using the      ProfilPASS Instrument and Social Coaching

Gjatë pauzës studentët patën rastin të përfshihen edhe në aktivitete sportive të cilat ishin organizuar në park.

Fotot e lajmit

tp-bottom