
Mbahet mbledhja e radhës e Sindikatës së UFAGJ
Më datë 29.05.2025, Sindikata e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë zhvilloi mbledhjen e saj të radhës, ku u diskutuan dhe u vendosën disa çështje të rëndësishme për anëtarët sindikalë.
Një nga vendimet kryesore të mbledhjes ishte caktimi i anëtarit Hysen Mangjuka për të përfituar nga e drejta e pushimeve vjetore të mbuluara nga sindikata për këtë vit. Ky vendim u mor pas vlerësimit të kontributit dhe angazhimit të tij ndër vite.
Gjithashtu, u miratua organizimi i një dreke për nder të 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Gjakovës, një datë me rëndësi të veçantë për qytetin dhe komunitetin tonë.
Një pikë tjetër e rëndësishme e mbledhjes ishte diskutimi rreth proceseve gjyqësore dhe administrative që lidhen me pagesat e shujtave dhe kompensimit për udhëtim. Përfaqësuesi i sindikatës, z. Jeton Plava, informoi pjesëmarrësit për zhvillimet e fundit në këto procese dhe hapat që po ndërmerren për mbrojtjen e të drejtave të stafit.
Sindikatës i urojmë punë të mbarë në realizimin e këtyre aktiviteteve dhe suksese në avancimin e të drejtave të anëtarëve të saj.