
Mësimdhënësi i UFAGJ mban ligjëratë për fizioterapeutët e Kosovës
Me rastin e Ditës Botërore të Fizioterapisë, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës e ka organizuar një ligjëratë online me temë “Roli i Fizioterapisë në Procesin e Plakjes së Shëndetshme”. Ligjërues në këtë ngjarje ishte mësimdhënësi i Gerontologjisë nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Sociale në UFAGJ, Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku Pt.
Prof. Boshnjaku shpjegoi rëndësinë të konceptit të ”Plakjes së Shëndetshme” dhe rolin e punës muntidisiplinare dhe multidimensionale në arritjen e synimit për një plakje të shëndetshme dhe një jetëgjatësie sa më të lartë. Po ashtu u diskutuan edhe problemet kryesore shëndetësore me të cilat ballafaqohen personat e moshave të shtyra në vendin tonë, së bashku me qasjet më të suksesshme trajtuese e menaxhuese.