Prof.Asoc.Dr. Faton Hoxha dhe Prof.Asoc.Dr. Antigona Ukëhaxhaj pjesëmarrës në  Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore

Prof.Asoc.Dr. Faton Hoxha dhe Prof.Asoc.Dr. Antigona Ukëhaxhaj pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore

Me datë 19 dhe 20 shtator 2025,  në Prishtinë u mbajtë Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Mjekësore me pjesmarrës nga Mali i Zi, Shqipëria, Turqia, Italia, Gjermania, Austria dhe Maqedonia e Veriut. 

Në këtë konferencë si folës dhe panelist ishin edhe profesorët e Fakultetit të Mjekësisë Prof.Asoc.Dr.Faton Hoxha dhe Prof.Asoc.Dr.Antigona Ukëhaxhaj.

Profesorët tonë prezentuan studimet e fundit të bëra në fushën e Shkencave Mjekësore, të cilat nxitën debate profesionale dhe diskutime të frytshme nga audienca e pranishme, si dhe rritën mundësinë e bashkëpunimit ndër institucionale nga fusha të ngjashme  me Universitetin "Fehmi Agani" në Gjakovë.

Ndërtimi i urave te reja të bashkëpunimeve është mision dhe vizion i Universitetit tonë në veçanti Fakultetit të Mjekësisë si në aspektin e këmbimit të përvojave por edhe në fushën e kërkimeve dhe publikimeve shkencore.

tp-bottom