Pensionohet Udhëheqësi i Zyrës Ligjore të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, z. Hysen Manxhuka

Pensionohet Udhëheqësi i Zyrës Ligjore të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, z. Hysen Manxhuka

Në një atmosferë mirënjohjeje dhe respekti, më 16 tetor 2025, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë organizoi një ceremoni përshëndetëse me rastin e pensionimit të z. Hysen Manxhuka, i cili pas një karriere disa-vjeçare në krye të Zyrës Ligjore përmbylli me dinjitet angazhimin e tij profesional në administratën e Universitetit.

Gjatë viteve të shërbimit, z. Manxhuka ka dhënë kontribut të çmuar në funksionimin juridik të institucionit, hartimin dhe zbatimin e akteve juridike, si dhe në sigurimin e përputhshmërisë ligjore të veprimtarisë së Universitetit.
Puna e tij ka ndikuar ndjeshëm në forcimin e transparencës, profesionalizmit dhe integritetit institucional të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Në shenjë falënderimi për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë karrierës, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë i ndau z. Hysen Manxhuka Mirënjohje, si vlerësim për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe integritetin e treguar në shërbim të institucionit.

Universiteti e falënderon sinqerisht për punën e tij shumëvjeçare duke i uruar shëndet dhe suksese në jetë.

Fotot e lajmit

tp-bottom