Programi Sher hap thirrje për bursa doktorate dhe postdoktorate
Programi ShER, Arsimi i Lartë dhe Kërkimi i Qëndrueshëm në Kosovë, ka hapur thirrjen për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës.
Këto bursa synojnë të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies, kërkimit dhe inovacionit, si dhe ndërkombëtarizimin në sektorin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Kosovë. Ato do t'u mundësojnë studentëve të doktoraturës dhe hulumtuesve tëpostdoktoratës të studiojnë dhe të kryejnë kërkime në Austri.
Detajet e thirrjes për bursa ku përfshihen kriteret e pranueshmërisë, kërkesat dhe afatet kohore për aplikim, mund t’i gjeni në këtë vegëz: SHER Fellowship Programme.
Aplikimi për bursa të programit ShER mund të bëhet deri më 15 janar 2026.
Udhëzimet e zgjeruara për këto mundësi mund t’i gjeni në vegëzën vijuese: SHER Guidelines Fellowship Fund.