Dita e Qasjes Shëndetësore në Fakultetin e Mjekësisë
Në Ditën e Qasjes Shëndetësore, më 12 dhjetor, në Fakultetin e Mjekësisë u realizua një aktivitet me rëndësi në kuadër modulit,të cilet patëm nderin të kemi ligjirusin të pranishëm drejtori i QKMF-së, Dr.Arben Koshi, i cili prezantoi temën mbi aksesin në kujdesin shëndetësor. Gjatë aktivitetit pati bashkëbisedim të hapur me studentët, ku u trajtuan sfida reale dhe mënyra për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Ky aktivitet ishte një shembull i mirë i bashkëpunimit mes profesionistëve dhe studentëve dhe një hap pozitiv drejt ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e qasjes së barabartë në shëndetësi.