Ftesë për studentë për garën Cyber Security Challenge Kosova & Albania 2026
Ftojmë të gjithë studentët e apasionuar pas teknologjisë dhe sigurisë kibernetike të bëhen pjesë e Cyber Security Challenge Kosova & Albania 2026, i cili do të mbahet në Tiranë, dhe të provojnë aftësitë e tyre në një garë reale dhe sfiduese.
Nëse je student që dëshiron të testosh njohuritë e tua teknike dhe të sfidosh veten, kjo garë është mundësia ideale për ty.
Në një kohë kur siguria kibernetike është prioritet global, kjo garë u ofron studentëve një mundësi unike për të testuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre përmes sfidave në fusha të ndryshme, si:
-
Kriptografia
-
Siguria e rrjeteve
-
Reverse engineering
-
Siguria e aplikacioneve (web dhe mobile)
-
Analiza forenzike
-
Steganografia, etj.
Formati i Garës
Faza 1 – Kualifikimet Online
Data: E premte, 31 janar 2026, nga ora 10:00
Lokacioni: Online (ekipet e regjistruara do të marrin kredencialet për akses në platformë)
Faza 2 – Finalja On-Site
Data: E premte, 13 shkurt 2026
Lokacioni: Tiranë
Kush mund të marrë pjesë?
-
Studentë nga institucione akademike të njohura në Kosovë dhe Shqipëri
-
Pjesëmarrësit duhet të jenë mbi 18 vjeç
-
Ekipet përbëhen nga deri në 4 anëtarë, nga i njëjti apo institucione të ndryshme
Për më shumë informacione dhe për t’u regjistruar, ju ftojmë të vizitoni uebfaqen www.cybersecuritychallenge.al dhe LinkedIn-in.