Takim i Komisionit të Cilësisë dhe Dekanit: Vlerësimi i Stafit Akademik dhe Përmirësimi i Procesit Mësimor

Takim i Komisionit të Cilësisë dhe Dekanit: Vlerësimi i Stafit Akademik dhe Përmirësimi i Procesit Mësimor

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta për sigurimin dhe avancimin e cilësisë akademike, është mbajtur një takim ndërmjet Komisionit të Cilësisë dhe Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan në mënyrë të detajuar disa çështje me rëndësi të veçantë për funksionimin dhe zhvillimin e fakultetit. Fokus i veçantë iu kushtua planifikimit të procesit të vlerësimit të stafit akademik, ku u shqyrtuan mekanizmat, afatet dhe instrumentet që do të përdoren për të siguruar një vlerësim objektiv, transparent dhe në përputhje me standardet institucionale dhe ato të sigurimit të cilësisë.

Po ashtu, u trajtua implementimi i rekomandimeve në programin e Shëndetit Publik, duke analizuar hapat konkretë për zbatimin e tyre, përcaktimin e përgjegjësive përkatëse, si dhe ndikimin e pritur në përmirësimin e përmbajtjes së programeve studimore dhe rezultateve të të nxënit.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe mbarëvajtjes së procesit mësimor, përfshirë organizimin e ligjëratave dhe ushtrimeve, angazhimin e stafit akademik, si dhe identifikimin e sfidave dhe mundësive për përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies

Fotot e lajmit

tp-bottom