Urimi i Rektorit Bunjaku për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Urimi i Rektorit Bunjaku për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Të nderuar anëtarë të staf akademik dhe administrativ, 
Të dashur studentë,
Të nderuar qytetarë,

Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh urimet më të përzemërta për këtë ditë të shenjtë të historisë sonë.
17 Shkurti përfaqëson kurorëzimin e një rrugëtimi të gjatë sakrifice, përkushtimi dhe vizioni për liri e shtetndërtim. Kjo ditë është kujtesë e përhershme e përgjegjësisë sonë për të ndërtuar një shtet të fortë, demokratik dhe të orientuar drejt dijes dhe zhvillimit.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mbetet i përkushtuar që përmes arsimit cilësor, kërkimit shkencor dhe inovacionit, të kontribuojë në fuqizimin e shoqërisë sonë dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për gjeneratat që vijnë.
Në këtë ditë të shënuar, le të reflektojmë mbi arritjet tona, por edhe të forcojmë angazhimin për të ecur përpara me integritet, unitet dhe përgjegjësi.
Urime dhe gëzuar 17 Shkurti - Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Me respekt,
Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, 
Rektor i UFAGJ-së"

tp-bottom