
Projekti Nanokos
Në kuadër të projektit NanoKos ““Rritja e Kapaciteteve Kërkimore në Kosovë.” i financuar nga Bashkimi Evropian, Universiteti “Femi Agani”, ka filluar realizmin e projektit kërkimor “Vlerësimin i Jashtëm dhe i Brendshëm i Përbërjeve të Paqëndrueshme Organike në hapëissirat ajrore të Prishtinës - Një Studim Krahasues me Nanoadsorbues të Karbonit dhe Vlerësimi i Rrezikut Shëndetësor,” në kuadër të fushave prioritare të kërkimit për Nanotoksikologjinë Mjedisore dhe Kërkimin Mjekësor.
Ky projekt paraqet një përpjekje të rëndësishme kërkimore për të analizuar ndotjen ajrore në regjionin e Prishtinës, me fokus të veçantë te përbërjet e paqëndrueshme organike (VOCs) dhe ndikimin e tyre potencial në shëndetin publik. Projekti synon të ofrojë një krahasim shkencor ndërmjet metodave tradicionale të matjes dhe përdorimit të nanoadsorbuesve të karbonit, një teknologji e re që ofron efikasitet të lartë në thithjen dhe analizimin e grimcave organike në nivel nano.Përmes këtij studimi do të:
- Realizohen matje në terren për identifikimin e përbërjeve të rrezikshme në ajrin e hapësirave urbane të Prishtinës;
- Analizohen rezultatet laboratorike për të përcaktuar nivelin e ekspozimit njerëzor ndaj ndotësve organikë;
- Kryhet një vlerësim i rrezikut shëndetësor, duke marrë në konsideratë grupmoshat më të ndjeshme;
- Promovohet qasja ndër disiplinare ndërmjet kërkimit mjedisor, nanotoksikologjisë dhe kërkimit mjekësor.
Ky projekt kontribuon në fushat prioritare të kërkimit për Nanotoksikologjinë Mjedisore dhe Kërkimin Mjekësor, duke ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve shkencore për monitorimin e ndotjes urbane dhe mbrojtjen e shëndetit publik në Kosovë.